‘Folk Fest’ falenderon Ganiun për arritjen të raditet në mesin e festivaleve më të fuqishme në rajon

Folk Fest’ ka falenderuar kryetarin e komunës së Çairit për mbështetjen dhe punën e tij të palodhshme me të cilat ka lënë gjurmë në historinë e kulturës shqiptare.

Marketing

Nga Folk Fest shprehen Ganiu gjithmonë ka qenë i gatshëm për bashkëpunime me vlerë dhe në favor të organizimeve, dhe kështu i’a mundësoi Folk Fest që të rradhitet në mesin e festivaleve më të fuqishme në rajon.

“Kesaj here duam qe te themi disa fjale per nje njeri i cili me punen e tij te palodheshme, po le gjurme ne historine e kultures shqiptare. Behet fjale per nje njeri me ide dhe vizione te qarta, i cili nuk kursehet se ndihmuari shoqerite kulturore dhe artin ne pergjithesi. Nje njeri i cili eshte gjithmone i gatshem per bashkepunime dhe sygjerime te cilat jane shume me vlere e gjithnje ne favor te organizimeve si puna e FOLK FESTIT, dhe jo vetem. Behet fjale per te parin e Komunes Cair, z. Visar Ganiu, i cili festivalit FOLK FEST ia zgjati doren qe nga dita e pare dhe ia mundesoi qe brenda ketyre 3 viteve te arrij te rradhitet ne mesin e festivale me te fuqishme ne vend e rajon. Jemi shume fatlume qe ne krah kemi nje mik sikur puna e Visarit, i jemi mirenjohes per te gjithe ndihmen e tij. Urojme qe ky bashkepun i joni te vazhdoj edhe shume vite tjera dhe ne kete tempo sic kemi filluar te arrijme majat e suksesit. Urojme qe njerezit si Visari te gjinden kudo, e ne ate menyre te perparoje kultura dhe arti, te zhvillohet kembimi i traditave dhe kulturave boterore, e te shenojme nje kapitull te ri ne librin e historise se artit. Kjo plakete dhe ky falemnderim i nderuar z. Ganiu, eshte minimalja qe kemi mund ta bejme per ju. Ju faleminderit per perkrahjen, per udhezimet, per fjalet motivuese dhe mikpritjen tuaj”, thuhet në falenderimin e FOLK FEST.