Ditët që lam pas Shkupin e kaploi një atmosfere ndryshe, nje atmosfere festive e cila na kishte munguar kohëve të fundit. Grupet nga Meksika, Ukraina, Hungaria, Romania, Bullgaria, Kosova, Shqipëria e nga Maqedonia e Veriut, ndezën atmosferën neper rrugët e çarshisë dhe te qendrës se Shkupit, u dëgjua kënga nga te gjitha anët, u pasurua me ngjyra nga me te larmishmet, u be një feste të cilën urojme që gjithmonë ta kemi.
Nikoqiret e këtij eventi u kujdesen për çdo detaj.
Qe nje organizim briliant i kuruar deri ne detajet e fundit, arriti që të marre vëmendjen e te gjithë grupeve pjesëmarrëse dhe te tregoj për mikpritjen dhe dashurinë e qytetarëve tane.
Pos programit te begate, FOLK FEST, arriti që të shëtis grupet në vendet më atraktive të Shkupit me qëllim që në të ardhmen vendi jonë të jetë kërkesa kryesore e llupes së turistëve nga vendet e botës.
Sipas ecurisë, festivali FOLK FEST, pritet qe te jete një nga organizimet më të suksesshme qe kemi pasur ndonjë here. Andaj, ne ju urojme suksese ne pune, dhe shpresojmë qe organizimet e tilla nuk te mungojnë asnjëherë!