Fon der Lajen: KE-ja për disa javë do ta ketë metodologjinë e re për zgjerim

– Kryetarja e Komisionit Evropian Ursulla fon der Lajen sot deklaroi se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë kyç për marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe paralajmëroi se KE-ja për disa javë do të dalë me metodologji të re për zgjerim. Gjatë prezantimit të kryesimit kroat me Unionin në Parlamentin Evropian në Strasburg, Fon der Lajen, i bëri thirrje BE-së ta mbajë momentin kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor.

Marketing

“Nëse duam samit të suksesshëm BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb atëherë duhet tani ta bëjmë detyrën tonë. Prandaj për disa javë do ta prezantojmë metodologjinë tonë të re për zgjerim për të biseduar për modernizimin e nevojshëm, ndërsa fillimisht miqve tanë nga Ballkani Perëndimor – Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, t’u japim perspektivë për fillim të negociatave aderuese”, porositi Fon der Lajen.

Kryetarja e KE-së vlerësoi se pikërisht Kroacia, e cila e ka marrë kryesimin gjashtë mujor me Këshillin e BE-së, e din shumë më mirë nga të tjerët çka do të thotë forca e perspektivës evropiane, sa larg ajo forcë mund ta çojë shtetin në pikëpamje të transformimit të sistemit dhe ekonomisë, por edhe çka është ajo që është mirë që BE-ja mund ta bëjë me angazhimin dhe investimin e vet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Marketing