FON-i prej sot Universitet amerikan i Evropës – FON

Universiteti i parë privat FON prej sot edhe zyrtarisht e ndryshon emrin e vet në Universiteti amerikan i Evropës – FON (American University of Europe – FON ), AUE-FON, kumtuan nga Universiteti.

Marketing

Ky proces, siç cekin, është shoqëruar me akreditime adekuate në shtet, si dhe akreditime ndërkombëtre në Evropë dhe në SHBA në pajtim me standardet më të larta arsimore.

Nga Universiteti theksuan se ndryshimet i njoftuam në fillim të vitit në simpoziumin ndërkombëtar me rastin e ditës së arsimit në 24 janar, kur u promovua bordi i ri i besuar, në të cilin marrin pjesë njerëz eminentë nga jeta e përgjithshme shoqërore në botë: doktorë të shkencës, profesorë në universitete të shquara, fitues të çmimit Nobel, ish dhe drejtues aktualë të institucioneve të rëndësishme globale si (UNESCO, FMN dhe të tjerët) ministrat aktual dhe ish të arsimit (Në Francë, Guinea, Burkina Faso, Republika Dominikane) , shkencëtarë të njohur botëror, ish trajnerë dhe atletë, fondacione dhe biznesmenë nga disa kontinente.