Fondacioni “Firdeus” ndau ndihma humanitare për 600 familje skamnore të Maqedonisë së Veriut

Duke u nisur nga situata e krijuar me pandemine globale Covid-19, Fondacioni “Firdeus”, i udhëhequr nga humanisti, Elvis Naçi, ndau 85 pako humanitare për familjet në nevojë të Kërçovës, me të cilat sadopak do të ndikohet në zbutjen e varfërisë tek familjet e varfra të Kërçovës.

Marketing

Me këtë aksion humanitar është planifikuar ndarja e 600 pakove humanitare dhe ai përfshin komunat shqiptare nga Struga deri në Kumanovë, thotë Bashkim Bajrami, përgjegjës për ndarjen e ndihmave në Maqedoninë e Veriut.

Vlera e përgjithshme e pakove humanitare është rreth 20 mijë euro dhe ato gjatë ditëve në vijim do të ndahen në të gjitha qytetet shqiptare të Maqedonisë së Veriut.