Sektori për krim kompjuterik dhe mjekësi ligjore digjitale pranë MPB-së te PTHP-ja kompetente dorëzoi padi penale kundër M.SH. (53) dhe A.SH(49) për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë për vepër penale të bërë “mashtrim kompjuterik” sipas nenit 251-b nga K3 të RMV-së.
Siç kumtojnë nga MPB, të paraqiturit me qëllim që të fitojnë interes pronësor kundërligjor kanë formuar Fondacionin “Dopir” dhe kanë krijuar ueb faqe https://bidihumansega.mk/ e cila në mënyrë aktive ka punuar në mbledhjen e mjeteve për ndihmë të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe sëmundjeve të rralla.
Nga ana e Sektorit për krim kompjuterik dhe mjekësi ligjore digjitale, është konfirmuar se regjistrues në ueb faqen https://bidihumansega.mk/ është personi M.SH. i cili njëherit është edhe kryetar i Fondacionit.
Në suaza të hetimit të zbatuar, siç citohet në kumtesë, Sektori për krim kompjuterik dhe mjekësi ligjore digjitale ka kryer shumë kontrolle, mes tjerash edhe rreth asaj nëse personat, përkatësisht shfrytëzuesit e ueb faqes për të cilët mblidhen donacionet, evidentojnë në sistemin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe megjithatë është konstatuar pjesa më e madhe e shfrytëzuesve nuk ekzistojnë, përkatësisht janë krijuar profile të rrejshme, fiktive përmes të cilave ueb faqet kanë mbledhur donacione dhe mjete në para.
Megjithatë është konfirmuar se përfundimisht me datën 27.03.2019 përmes ueb faqes https://bidihumansega.mk/ janë mbledhur 3.531.199 denarë.
Pas analizave të bëra të llogarive bankare, siç informojnë nga MPB, është konstatuat se nga mjetet e mbledhura, të paraqiturit i kanë tërhequr mjetet në para për nevoja personale.
“Në datën 27 të këtij muaji, ndërsa sipas urdhrit gjyqësor të siguruar paraprak për bastisje, të dhënë nga Gjykata Themelore Shkupi I – Shkup, është bastisur në hapësirat afariste në një banesë në Shkup, me ç’rast janë gjetur një numër i madh i dëshmive të cilat tregojnë se personat M.SH dhe A.SH. me vetëdije kanë kryer futje të të dhënave të pavërteta dhe fotografive nga fëmijët të cilët ishin rast për mbledhje të parave në bazë të donacioneve dhe me atë kanë mashtruar një numër të madh të qytetarëve dhe personave juridik të cilët kanë dhuruar mjete në para”, citojnë në kumtesë.
Me urdhër të Gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkupi I – Shkup, mjetet në para të fondacionit janë ngrirë.