Fondet evropiane do të kontrollohen nga revizorë të posaçëm

Një shtëpi e pavarur e huaj e pritet të kryej revizion në Agjencinë nacional për programe evropiane arsimore. Ministria e arsimit e shpalli tenderin, përmes të cilit do të kontrollohet puna e agjencisë vitin e kaluar. Kushti kryesor në tender është çmimi më i ulët. Më 15 mars, raporti pritet të jetë gati dhe të dërgohet pranë Komisionit Evropian. Në specifikimin teknik kërkohen revizorë të kontrollojnë nëse transaksionet në Agjencinë nacional kanë qenë valide dhe të rregullta e që kanë të bëjnë me programet Erazmus + dhe Korpusin evropian të solidaritetit. Revizioni, në mënyrë shtesë duhet të kontrollojë nëse llogaritë e Erazmus+ dhe Korpusi evropian i solidarizimit të vendosura në shpenzime, japin pasqyrë të vërtetë dhe objektiv. Vallë sistemet e vendosura të kontrollit funksionojnë si duhet.

Marketing

Revizorët duhet të bëjnë edhe kontroll primar edhe tek shoqatat që kanë fituar grante nga Agjencia. Drejtoresha e institucionit, Lidija Dimova për Alsat M sqaroi se revizioni është i rregullt dhe i planifikuar dhe se nuk kanë asnjë lidhje me akuzat që i bëri VMRO-DPMNE-ja se ka keqpërdorime në shpërndarjen e parave evropiane.

Bëhet fjalë për revizion të rregullt që do të kontrollojë periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar. Tenderi i Ministrisë së Arsimit kërkon një revizor të pavarur të jashtëm siç sepse kështu e përcakton BE-ja. Akuzat e VMRO DPMNE-së për keqpërdorime janë degraduese dhe nuk ia vlen të komentohen- deklaroi Lidija Dimova, Drejtore e Agjencisë Nacionale për Programe të Edukimit Evropian.

Agjencia nacionale, e udhëhequr nga Lidija Dimova, ka mbi 10 milion euro për programin Erasmus +, ndërsa 84,000 euro janë në dispozicion për Korpusin Evropian për solidaritet. VMRO DPMNE-ja tre muaj më parë akuzoi se ata dyshonin se fondet evropiane po keqpërdoren përmes Agjencisë Nacionale. Akuzuan se disa OJQ po merrnin vazhdimisht para ndërsa grante kanë marrë edhe gjykatës aktual dhe persona të cilët, sipas opozitës, janë ofruar si ndërmjetës për një projekt të caktuar në këmbim të 10 përqind nga shuma e shpërndarë.