Pronarët e Kompanisë, Dauti Komerc, gjatë vizitës së tyre në panairin e Cyrih-ut, kanë realizuar edhe takime të shumta bilaterale me kompani të njohura jo vetëm nga Zvicra por edhe më gjërë.
Në kuadër të këtyre takimeve ata kanë realizuar edhe një takim pune me përfaqësues të kompanisë Herens Quality Asset Menagment, e përfaqësuar nga Arlind Isufi anëtar i bordit menaxhues e cila merret me menaxhimin e fondeve investuese , me çrast kanë biseduar dhe kanë shqyrtuar mundësitë që kjo kompani të investojë edhe në Maqedoninë e Veriut.
”Gjatë takimeve në panairin e Zyrih-ut , kemi realizuar shumë takime të frytshme me shumë kompani nga sfera e Transportit dhe Logjistikës si dhe me kompani tjera me të cilat kemi shkëmbyer informacione dhe kemi shqyrtuar mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në më tepër sfera.
Në vazhdën e këtyre aktiviteteve ishte edhe takimi me përfaqësues të kësaj kompanie e cila merret me menaxhimin e fondeve investuese jo vetëm në Zvicër por edhe në mbarë botën. Shqyrtuam mundësitë që kjo kompani të investojë edhe në kompaninë tonë” ka thënë, Xhemail Dauti, pronar i kompanisë pas takimit me përfaqësuesit e kompanisë, Herens Quality Asset Menagment, sipas të cilit qëllimi investues i Fondit është rritja e vlerës së pronës, realizim i rritjes së përhershme të pjesës dhe nivel i lartë gjatë investimit.
Kompania “Dauti Komerc” e përfaqësuar nga themeluesit e saj Xhemail Dauti dhe Hamim Dauti ka marrë pjesë në panairin ndërkombëtarë të logjistikës dhe transportit e cila u mbajt në Zurich te Zvicrës. Në këtë panair u prezantuan mundësitë dhe risitë që ofron logjistika dhe transporti në zhvillimin e biznesit.
Gjatë kësaj vizite ata kanë realizuar takime dhe kanë shkëmbyer përvoja me kompani të mëdha botërore si dhe janë njoftuar me të gjitha risitë dhe trended bashkëkohore nga lëmia e transportit dhe logjistikës.
Gjatë këtij panairi themeluesit e kompanisë, kanë realizuar dhe vizita studimore dhe konsullore me ekspertë zvicerian në sferën e logjistikës, ndërsa kanë shqyrtuar edhe mundësinë për shfrytëzimin e robotëve, respektivisht robotikës në logjistikë dhe inkuadrimin e tyre në kompaninë ,Dauti Komerc.