Fondi për sigurim pensional pezullon kontrollet mjekësore deri më datë 24 mars

Fondi për sigurim pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut lajmëron qytetarët se per shkak të masave për parandalimin e shfaqjes, zbulimin e hershëm, parandalimin e përhapjes dhe parandalimin e infeksionit të virusit korona Komisioni invalidor pranë Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut nuk do të realizojë kontrollime mjekësore deri më datë 24 Mars të vitit 2020.
Për vazhdim të punës së Komisionit invalidor qytetarët do të informohen në kohë.

Marketing

Gjithashtu ju njoftojmë se qytetarët do të jenë në gjendje të parashtrojnë kërkesat e tyre për realizimin e të drejtave ligjore nëpërmjet aplikacionit elektronik si dhe në sportelet e FSPIMS.

Ju faleminderojmë për mirëkuptimin.