Fondi për Sigurim Shëndetësor ishte objektiv i një sulmi kibernetik

Sistemi i Fondit të Sigurimit Shëndetësor ishte objektiv i një sulmi kibernetik. Pas tre ditësh, institucioni vendosi të pranojë se në fakt sistemi ka një problem teknik dhe një pjesë e serverëve nuk funksionojnë.

Marketing

“Aktualisht FSSH po merret me një sulm kibernetik, i cili shkakton mosfunksionim në një pjesë të sistemeve të IT. Një ekip ekspertësh punon 24/7 për t’u përballur me sfidat dhe për t’i hequr ato sa më shpejt të jetë e mundur.

Përparësi i jepet rikthimit në funksionim të sistemit të pagesës së pushimit mjekësor, lejes së lehonisë dhe rimbursimet, ndërsa FSSH tashmë ka lëshuar udhëzime për shërbimet rajonale për zgjidhjet me të cilat qytetarët do të ushtrojnë aktualisht të drejtat e tyre”, thonë nga FSSH.