Fondi shëndetësor, shpërndarje e re e kuotave për ilaçet

Rreth 500 barnatore me të cilat Fondi Shëndetësor ka kontratë nga Viti i Ri do të marrin rritje të barabartë të kuotave për ilaçe për rreth 20 mijë denarë në muaj. Sipas drejtorit të Fondit, në këtë mënyrë të gjitha barnatoret do të marrin kushte korrekte, meqë paraprakisht një person juridik ka marrë edhe deri 40 për qind të kuotës mujore për ilaçe nga të gjitha barnatoret tjera në vend.

Marketing

Tani presim që të siguruarit tanë të kenë qasje më të mirë deri te ilaçet gjatë tërë muajit në barnatoret në afërsi të vendbanimit të tyre” – tha – Den Donçev – drejtor i Fondit për Shëndetësi.

Shuma maksimale e kuotës për barnatore do të jetë 650 mijë denarë. Barnatoret do të duhet të lëshojnë së paku 20 për qind ilaçe për të cilat të siguruarit nuk duhet të paguajnë shumë plotësuese. Një person juridik me më shumë barnatore, do të mundet që ilaçet e pashpenzuara me receta t’i transferojë në barnatoret tjera të tij në njësinë rajonale.

Megjithatë, nuk guxon të ketë kuotë më të madhe se 10 për qind të buxhetit të përgjithshëm të Fondit të dedikuar për ilaçe. Oda Farmaceutike, ndonëse janë pjesë e grupit punues, kanë vërejtje lidhur me rregulloren e re.

Vërejtjet e anëtarësimit kanë të bëjnë me shpërndarjen e kuotave dhe për ato bonuse që jepen, 10 për qind jepen, ndërsa 20 për qind jepen ilaçe nga pagesa plotësuese. Ne konsiderojmë, edhe grupi i punës konsiderohet se këtë shumë pak nga farmacitë do të jenë në gjendje ta përmbushin.

Të gjithë ju, si pacientë, e dini se jeni të lidhur për një ilaç të caktuar dhe nuk mundet barnatorja t’ju stimulojë ta merrni nga një prodhues tjetër vetëm që t’i realizojë ato 10 për qind më shumë që do të jepen në kuotë” – theksoi – Bistra Angelkovska – Kryetare e Odës Farmaceutike.

Pacientët tanimë një kohë të gjatë ankohen se është një gjë e rrallë të gjendet ilaçi i nevojshëm me recetë. Ata dalin nga barnatorja me terapi, por në llogari të vet e jo në llogari të shtetit. Nga Fondi Shëndetësor njofton se për vitin e ardhshëm janë paraparë 120 milionë denarë shtesë për ilaçe në llogari të Fondit.