Fonseca: Unë jam përgjegjësi kryesor për humbjen

23:45 | 29 Prill 2021

Marketing

Trajenri i Romës, Paulo Fonseca, ka folur pas disfatës së rëndë nga Manchester United.

Roma pati avantazhin në Old Trafford në pjesën e parë, por në pjesën e dytë, ata pësuan pesë gola, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj humbje, e ardhmja e Fonsecas po duket edhe më e brishtë në “Stadio Olimpico”.

Portugezi deklaroi se ai është fajtori kryesor për humbjen e sotme.

“Unë jam fajtori kryesor, jam këtu për të marrë përgjegjësi totale”, tha ai.

“Nuk dua të them asgjë, jam fajtor për këtë humbje dhe nuk dua të ik nga përgjegjësia”, tha Fonseca.

Fonseca u pyet për të ardhmen.

“Nuk e di, të shikojmë. Tani është vështirë të flitet për këtë gjë, mendoj që duhet të jemi më të ekuiliburar”, përfundoi Paulo Fonseca./Lajmi.net/