Rusia sulmoi Ukrainën me 72 dronë gjatë natës, por 33 prej tyre u rrëzuan dhe 34 të tjerë u zhdukën nga radarët pa arritur objektivat e tyre, thanë forcat ajrore të Ukrainës këtë mëngjes.
Sipas mediave të huaja, Forcat Ajrore thanë se pesë dronë goditën ndërtesa të ndryshme në rajonin verior të Chernihiv, duke plagosur një person.
Po ashtu bëhet e ditur se një dron i rrëzuar ra mbi një ndërtesë në kryeqytetin Kiev, por nuk shkaktoi viktima.
Kujtojmë se mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022, pas agresionit të pajustifikuar të nisur nga Rusia mbi fqinjin e vet.
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka premtuar se do të gjejë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, menjëherë sapo të vijë në pushtet.