Forcat izraelite sulmojnë spitalin Al-Shifa, raportohet për 13 viktima

Spitali Al-Shifa në Gaza është goditur me një raketë nga ushtria Izraelite pasi dyshohet se aty po strehohen eksponentë të Hamasit.

Marketing

Qeveria e Hamasit raportoi për 13 të vdekur. Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), koloneli Peter Lerner, ka konfirmuar për BBC se trupat e tij janë atje.

Ai thotë: “Hamasi ka zgjedhur të pozicionojë në mënyrë strategjike aftësitë e tyre terroriste brenda, nën dhe përreth spitaleve. Ne jemi përpjekur të inkurajojmë njerëzit që strehohen në spitale të evakuohen”.

“Qendra e operacioneve të Hamasit është në qytetin e Gazës dhe këtu është qendra e gravitetit të tyre,” shtoi Lerner.

Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thotë se snajperët izraelitë kanë qëlluar në spitalin Al-Quds, gjithashtu në qytetin e Gazës.

Marketing