“Forcat serbe që rrëmbyen policët kanë hyrë në Kosovë gjatë natës”

Ish-komandanti i FSK’së, Kadri Kastrati, ka thënë se sipas informacioneve që ai ka, forcat speciale të Serbisë që kidnapuan tre zyrtarët policorë, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës gjatë natës.

Marketing

Sipas tij ky ka qenë një operacion i planifikuar dhe i urdhëruar nga Beogradi.

“Kjo nuk mund të quhet arrestim sepse forcat speciale të Serbisë kanë hyrë brenda territorit të Kosovës. Sipas informatave që unë i kam, ata kanë hy disa orë më herët, derisa ka qenë nata janë pozicionu në pozicione të ndryshme dhe kanë qenë një operacion i planifikuar, i urdhëruar nga zingjiri komandues i tyre apo nga Beogradi zyrtar. Ata kanë hyrë me qëllim që t’i kidnapojnë këta policë”, ka thënë Kastrati në Frontal të T7.