Ford Focus RS me performancë sikur të super-makinave

Shtimi i fuqive, është bërë nëpërmjet një modifikimi

Marketing

Derisa vazhdojnë të jenë në tregun evropian, Ford Focus RS dhe Fiesta RS, po pëlqehen shumë dhe shitjet e tyre janë në nivelin e duhur, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që Focus RS të jetë model edhe më i kënaqshëm, është bërë me performancë sikur të super-makinave, fal një modifikimi mjaft të madh.

Me pakon Mountune m450 si dhe turbinat e lehta BorgWarner EFR-6758, motorit me 2.3 litra është rritur kapaciteti dhe mund të prodhojë deri në 450 kuaj fuqi. Të interesuarit për këtë modifikim, duhet të paguajnë 3,200 euro.

Kur të jetë vënë në funksion, modifikimi i mundëson Ford Focus RS që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, ta zë për 4.7 sekonda, derisa ka shpejtësi maksimale deri në 265 kilometra në orë.