Formimi i Qeverisë së re, Selmani: Të bashkohen shqiptarët në ekzekutiv

Si pasojë e rezultatit të ngushtë zgjedhor midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, as nga partija e Mickovskit s’heqin dorë nga beteja e formimit të shumicës parlamentare.

Marketing

Nga BDI si fituese në bllokun politik shqiptar pa detaje për takime të mundshme. Analisti Bashkim Selmani thotë se tani është momenti për unifikim të faktorit politik shqiptarë në qeveri për realizimin e interesave shqiptare.

“Po të ishin të interesuara partitë politike shqiptare për të ndihmuar komunitetin shqiptarë, tani është gjendja faktike shumë e fuqishme. Prandaj është mirë që të ketë një koalicionim midis partive politike shqiptare që janë 32 deputetë, për aryse se akoma nuk është arritur që shqiptarët në kushtetutë të përcaktojnë autoktoninë e tyre dhe të fusin në kushtetutë pozitën autoktone gjeografike, historike dhe juridike të shqiptarëve në Maqedoni.” – tha analisti politik, Bashkim Selmani.(TVM 2)