Formimi i qeverisë teknike, LSDM: Detajet do të dakordohen në Kuvend

Dilemat për formimin e qeverisë teknike kanë trazuar ujërat midis partive politike në vend. Pas kërkesave të VMRO-DPMNE-së, që mos të ketë qeveri 100-ditëshe me kryeministër shqiptarë, nga LSDM-ja thonë se formimi i qeverisë teknike dhe të gjitha detajet e zgjedhjeve do të finalizohen në Kuvend në grupet e punës.

Marketing

“Janë formuar grupet e punës të cilat periudhën që vijon në mënyrë intensive do të bisedojnë për të gjitha proceset që nevojiten për zhvillim normal të procesit zgjedhor. Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, dje paralajmëroi mbajtjen e shumë shpejt të një takimi në Kuvend me të gjithë përfaqësuesit e partive politike dhe kryetarët e tyre. Andaj mendoj se të gjitha detajet do të dakordohen periudhën që vjen.”, – theksoi deputetja e LSDM-së, Lidija Taseva.

Marketing