Komisioni Anketues i Onkologjisë, Mizrahi: Ka dështuar sistemi shëndetësor

Nga Komisioni Anketues për ndodhitë në Klinikën Universitare të Onkologjisë u prezantuan të dhënat e sistemit për mbrojtje shëndetësore nga viti 2019 deri më 2022. Në këtë periudhë kohore nuk ka komunikim mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit për sigurim shëndetësor, Agjencisë për ilaçe, Qeverisë dhe Entit për revizion shtetëror. Terapitë e dhëna nuk janë dorëzuar deri te ministria, aparatet e prishura nuk janë paraqitur, nuk ka funksionuar sistemi KETO dhe ka pasur furnizime jotransparente me ilaçe. Inspektorati sanitar nuk ka kryer kontroll, ndërsa Enti për revizion nuk ka ndjekur zbatimin e vërejtjeve te institucionet shëndetësore. Sipas kryetares së Komisionit Anketues, Mizrahi, e gjithë koj ka ndikuar në dështimin e sistemit për mbrojtje shëndetësore.

Marketing

“Në komunikimin mes Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë kemi shkelje të nenit 41, sepse mbikëqyrjen e punës së ministrisë e bën Qeveria. Unë do të përmend se edhe pse disa herë kemi dërguar dërgesa deri te Qeveria për të na dorëzuar material ose dokumentacion që ka të bëjë me punën e Klinikës Universitare të Onkologjisë, kisha bisedë joformale me sekretarin gjeneral të Qeverisë që tha se kjo materie do të dorëzohet deri te Komisioni Anketues, por ajo asnjëherë nuk arriti.”, – deklaroi kryetarja e Komisionit Anketues, Rashella Mizrahi.

Marketing