Formohen grupet e punës për të cilat arritën marrëveshje Zaev dhe Mickovski

Janë formuar dy grupet e punës që dolën bga takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski që u mbajt të dielën. VMRO-DPMNE opozitare nominoi përfaqësues të saj në dy grupet e punës, konfirmoi sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

Marketing

“Më shumë desha të bisedoj rreth reformave strukturore për të ardhmen e vendit në fusha të tjera si ekonomi, arsim dhe shëndetësi, por dukshëm Qeveria nuk iu largohet shprehive të vjetra për të siguruar ndonjë zgjidhje ligjore me të cilën do të mund të kryente edhe në të ardhmen presion politik ndaj jobashkëmendimtarëve politik. Ne u përgjigjëm pozitivisht dhe nominuam përfaqësues tanë dhe pres që në kohë të shkurtë do të hapim dialog rreth këtyre dy temave”, deklaroi Mickovski gjatë vizitës së sotme në Odën ekonomike.

Nga VMRO-DPMNE opozitare thonë se dinamika me të cilën do të punojnë grupet nga ana e dy partive dhe sa kohë do të nevojitet për t’u arritur përparim i caktuar, do të varet nga pushteti.

Grupet e punës duhet të gjejnë zgjidhje të përbashkët, posaçërisht rreth propozim ligjit për prokurori publike duke i pasur parasysh qëndrimet e kundërta të pushtetit dhe opozitës, posaçërisht lidhur me të ardhmen e prokurores speciale publike, Katica Janeva në PSP, që i paraqitën në takimin që u mbajt mes Zaevit dhe Mickovskit.

Lideri opozitar pas takimit me kryeministrin ishte decid se Janeva tashmë nuk mund të mbetet në funksion, përderisa Zaev deklaroi se prokurorja speciale publike dhe ekipi i saj e kanë mbështetjen e tij të plotë.