Formohet Komisioni Hetimor për parregullsitë e qeverisë në menaxhimin e pandemisë

Kuvendi i Kosovës ka formuar sot Komision Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë.

Marketing

Propozimi për këtë komision, në Kuvend mori 74 vota pro.

Komisioni ka për qëllim të hetojë të gjitha çështjet e ngritura si shqetësim nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, e që kanë të bëjnë me menaxhimin e situatës në karantinën tek qendra e studentëve, si dhe tenderët e dyshimtë të realizuar nga ministria e Shëndetësisë në kohën e udhëheqjes së Arben Vitisë së VV-së.

Përbërja e Komisionit:

Kryesues: Mimoza Kusari – Lila.

Zv/Kryesuese: Eliza Hoxha.

Anëtarë.

Labinotë Demi Murtezi.

Fatmire Kollçaku.

Ekrem Hysen.

Ilir Ferati.

Veton Berisha.

Bekim Haxhiu.

Shkumbin Demaliaj.

Millosh Peroviq.

Endrit Shala.

Marketing