Në koluaret politike spekulohet se ish-ministri i jashtëm Nikolla Popovski është në proces të formimit të një partie të re politike bashkë me ministrin e tanishëm të punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov dhe kryetarin e komunës së Kavadarcit, Mitko Jançev, shkruan portali maqedonas lider.mk.
Këtë informatë e liferoi një natë më e parë edhe gazetari Vasko Eftov në emisionin “Në Qendër”, ku ai nënvizoi se Popovski dhe Dimitrov janë kandidat potencial për të drejtuar një parti politike.