Formohet qeveria e re e Malit të Zi

Ditën e sotme Parlamenti i Malit të Zi miratoi me 41 vota qeverinë e re me kryeministër Zdravko Krivokapiçin.

Marketing

Shqiptari Dritan Abazoviç u zgjodh zv.kryeministër i Malit të Zi pasi mbështeti koalicionin anti-Gjukanoviç përmes nismës civile URA. Qeveria mori 28 vota kundër dhe 1 abstenim. Qeveria e re  e cila u votëbesuar sot do të ketë 12 ministri.