Me një performancë krejtësisht dominuese, Leclerc ka arritur të fitojë në Australiane GP.
Leclerc mori një fitore mbresëlënëse për Ferrarin në Australian GP, pasi rivali i garës dhe kampionatit Max Verstappen pësoi një problem me bolidin e tij.
Verstappen, pati një hapje të sezonit mjaft të mirë, në këtë garë po shkonte i dyti, kur iu tha të ndalonte pasi i dilte tym nga motori i bolidit të tij.
Leclerc udhëhoqi në pole dhe nuk pati asnjë problem gjatë zhvillimit të garës.
“Makina ishte e pabesueshme sot’, tha Leclerc, pas përfundimit të garës.
Sergio Perez ishte i dyti me Red Bull, pas tij arritën George Russell dhe Lewis Hamilton, me dy makinat e Mercedes.
Hamilton përfundoi i katërti në garë, pozitë kjo më e mirë se sa në garë paraprake që kishte zënë vendin e pestë.
Rezultati i garës Australian GP: Top 10
1) Charles Leclerc, Ferrari
2) Sergio Perez, Red Bull
3) George Russell, Mercedes
4) Lewis Hamilton, Mercedes
5) Lando Norris, McLaren
6) Daniel Ricciardo, McLaren
7) Esteban Ocon, Alpine
8) Valtteri Bottas, Alfa Romeo
9) Pierre Gasly, AlphaTauri
10) Alex Albon, Williams