“Formula” e Lëvizjes Vetëvendosje për ndarjen e pushtetit me LDK-në

Derisa janë zhvilluar disa takime ndërmjet drejtuwsve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë së re, megjithatë ende nuk ka ndonjë marrëveshje përfundimtare.

Marketing

Edhe pse këto dy parti janë pajtuar në parim që të ketë një koalicion paszgjedhor ndërmjet tyre, në disa tema ende ka dallime të theksuara.

Media nga burime brenda LDK-së ka marrë vesh se Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti e ka propozuar formulën për mënyren se si do të emërohen ministrat dhe zëvendësministrave.

”Përpos pajtueshmërisë që Qeveria t’i ketë vetëm 12 ministri, Vetëvendosje ka propozuar që me ministritë që udhëheq njëra parti, t’i ketë edhe dy zëvendësministrat. Pra, ato ministri që i ka VV edhe dy zëvendësministrat do të jenë nga kjo parti. Njëjtë do të jetë edhe me ministritë që do t’i udhëheqë LDK”, tha ky burim, duke shtuar se nga partia e Isa Mustafës ende nuk ka një pajtueshmëri për këtë formulë qeverisëse.

Ky burim ka theksuar se kjo pikë nuk do të jetë ndoshta shumë problematike për LDK-në.

Problem, shton ky burim do të jetë ideja e dhënë nga VV, që asnjë ministër të mos mund të flas për media apo për ndonjë çështje pa leje paraprake nga kryeministri.

”Ideja e VV-së është që të mos funksionojë qeveria si qeveritë e kaluara pa kurrfarë koordinimi. Secili ministër duhet të marrë një pajtueshmëri nga kryeministri për çështjet që do të diskutohen në opinion. Ideja thuhet të jetë që të mos funksionohet si dy qeveri të ndryshme”, tha ky burim, duke bërë me dije se një gjë e tillë do të jetë e papranueshme për partinë e drejtuar nga Isa Mustafa.

Zyrtarisht, as nga LDK e as nga VV, nuk janë deklaruar për këtë cështje.

Në anën tjetër, ambasadori amerikan Kosnett ka pasur takime të ndara me drejtuesit e VV-së dhe ata të LDK-së, ky kryetema ka qenë procesi i formimit të Qeverisë së re.

Në këtë takim u fol në lidhje me ecurinë e bisedimeve rreth formimit të qeverisë së re, zhvillimi ekonomik i vendit dhe lufta kundër korrupsionit.

Ndërsa kryetari i LVV-së Albin Kurti e njoftoi ambasadorin z. Kosnett me ecurinë pozitive të takimeve me Lidhjen Demokratike dhe shprehu bindjen se shumë shpejt do të formohet qeveria e re.

“Prioritet, tha ai, do t’i kushtohet sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar e korrupsionit të lartë institucional, në mënyrë që t’i hapet kështu rrugë edhe progresit socio-ekonomik”.

Ambasadori amerikan para se ta takonte Albin Kurtin, kishte takuar dy nënkryetarët e LDK-së, Lutfi Hazirin e Vjosa Osmanin.

Në njoftimin e lëshuar për media thujet se “Nënkryetarët e LDK-së Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri janë takuar sot me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin biseduan për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet ndërmjet LDK-së dhe VV-së për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetorit. Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen që i kanë dhënë SHBA-të Kosovës në të gjitha proceset shtet-ndërtuese, thuhet në njoftimin e LDK-së.Osmani gjatë takimit ka diskutuar për prioritetet e LDK-së në institucionet e ardhshme, në veçanti për zhvillimin ekonomik, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe sundimin e ligjit dhe ka potencuar rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve me partnerët tanë, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Ndërsa diplomati amerikan Philip Kosnett inkurajoi LDK-në të vazhdojë qasjen konstruktive në proceset e Kosovës”.

Marketing