‘Fort e mërzitur’, kështu dukej Leonora sot gjatë homazheve për Haxhi Thaçin!

Familja Thaçi ka hapur dyert për homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili vdiq më 16 mars.

Në homazhet që po mbahen në Skenderaj, pos shumë qytetarëve pjesë ka marrë edhe këngëtarja Leonora Jakupi.

Leonora u fotografua duke bërë homazhe, ndërsa shihej e përlotur për vdekjen e babait të Hashimit.

Kujtojmë se Haxhi Thaçi u nda nga jeta pas takimit të shumëpritur me Hashimin, i cili po vazhdon të gjykohet në Hagë.

 

 

Marketing