‘Fortesa 2’, Micevski: Thasë të zinj me letra dhe regjistra nga MPB janë djegur në “Brest”

Thasë të zinj përplot me letra dhe regjistra nga ndërtesa e tretë e MPB-së janë djegur në lokacionin “Brest” i cili gjendet në aeroportin e Shkupit në pjesën ushtarake. Këtë sot në seancën për “Fortesa 2” të PSP-së e tha dëshmitari Mirçe Micevski, i punësuar në MPB, i cili me urdhër të eprorit të tij Nikolla Boshkovski, me një kolegë tjetër ka mbushur një furgon reno trafik me materiale nga bodrumi i teknikës operative të MPB-së.

Marketing

“Në bazën në Brest na priti Vanço Cvetanovski i cili tashmë kishte siguruar vend për djegien i ndërtuar me gurë, ndërsa kishte edhe aparate kundër zjarrit”, tha Micevski dhe shtoi se me ato kanë qenë tre gra nga “Komisioni” Aleksandra, Maja dhe Vale. Në pyetjen e mbrojtësit të Grujovskit, avokatit Petar Vasilevski, dëshmitari tha se nuk e din përmbajtjen e asaj që është djegur, por se është i sigurt se kanë qenë letra dhe regjistra.

Në “Fortesa 2” i akuzuari i parë është ish-shefi i Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski, si dhe gjashtë të punësuar në DSK.
Të akuzuarve në rastin “Fortesa 2” gjykohen për falsifikim të dokumenteve dhe për shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar lidhur me përgjimin e kundërligjshëm. Dokumentacioni ndërlidhet me të dy sistemet nga përgjimi ilegal, të cilët sipas PSP-së janë shkatërruar gjatë vitit 2014.

Marketing