“Fortesa 2” shtyhet për më 5 prill

Gjykimi për lëndën “Fortesa 2” e PSP-së ku të akuzuar janë ish drejtori i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski dhe gjashtë të punësuar në DSK është shtyrë për më 5 prill.

Marketing

Gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq e anuloi seancën përshkak mosdorëzimit të vendimit të Gjykatës Supreme të Greqisë ndaj Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të akuzuarit në rastin “Fortesa 2” u gjykohet për falsifikim të dokumenteve për udhëtim dhe për shkatërrim të dokumentacioneve lidhur me përgjimin jolegal në vitin 2014.