Forumi i energjetikës së Maqedonisë 2021, Bërns: Nuk e luftuam mjaftueshëm ndotjen e ambientit

Sot në Shkup ka filluar Forumi dyditor energjetik i Maqedonisë së Veriut 2021, nën temën Hartimi i së ardhmes energjetike. Është paraparë në Forum të mbahen panel-sesione të veçanta në të cilat kreatorët e politikave, liderët e kompanive energjetike dhe ekspertë nga kjo sferë të diskutojnë për rëndësinë e energjetikës, si dhe për sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Kejt Meri Berns foli edhe për ndryshime klimatike, të cilat sipas saj këtë verë kanë qenë më të shpërfaqura, duke përmendur reshjet e shumta të shiut të cilat shkaktuan vërshime në shumë pjesë të botës dhe zjarret që shkatërruan pyje.

Marketing

“Sistemi energjetik modern na bëri që të jetojmë më komod, por nuk bëmë mjaftueshëm për të luftuar pasojat negative nga përdorimi i këtyre derivateve. Ndotja lokale e ajrit këtu në Shkup shkakton problem të mëdha shëndetësore për qytetarët dhe duhet të ndërmarrim masa për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të siguruar burime të energjisë”, tha Kejt Meri Berns – Ambasadore e SHBA-ve.

“Sic e dini përgjigja e Bashkimit Evropian në këto sfida është e ashtuquajtura “Marrëveshja e gjelbër” dhe e ardhmja jonë energjetike duhet të hartohet në bazë të këtij shembulli. Qëllimi i marrëveshjes është që për nje dekadë të ketë ulje të 50 % ulje të ndojtes së ajrit. Duhet një gjenerat që të të arrihet deri në 0% transmetim të karbonit deri në vitin 2050”, shtoi euroambasadori Dejvid Gir.

Marketing