



Forumi i Gruas së Bashkimit Demokratik në Gostivar, të hënën në mbrëmje në Pallatin e Kulturës mbajti panel diskutimin dedikuar mbrojtjes dhe parandalimit të pandemisë CoVid-19.
Fjalë përshëndetëse fillimisht mbajti nikoqirja e takimit, Kryetares së FG-BDI, zonj, Genta Bekteshi, e cila faleminderoj gratë e pranishme dhe veçmas panelistet Liridona Bojku dhe Mirela Ibrahimi.
Bojku si pjesëmarrëse në panel, potencoi që sëmundja koronavirus (COVID-19) është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një virus i familjeve te koronaviruseve i sapo zbuluar qe fillimisht u zbulua ne Kine ne dhjetor te vitit 2019.
“Njerëzit të infektuar me virusin COVID-19, zhvillojnë sëmundje respiratore të cilen shumicat e përjetojnë me simptomatikë te lehtë dhe te mesme të frymëmarrjes. Por, sic e dimë të gjithë, kemi dhe raste kur simptomet janë shumë më të rënda deri ne fatale, sidomos me variantet e reja të këtij virusi. Tani më virusi nuk njeh moshe e as gjendje shëndetsore, dhe vazhdon të forcohet. Edhe pse kemi nje rënie të numrave të të infektuarve në ditët e fundit, kjo nuk dmth se jemi te lirë nga ky virus dhe se duhet të mos i përfillim këshillat e organeve shendetsore”, potencoi Bojku.
Sipas saj, ky virus është shumë I rrezikshem dhe mund të transmetohet përmes kontaktit të afërt, në ambiente të mbyllura infeksioni mund të përhapet edhe në distance prej 1.5 metra.
“Virusi përhapet përmes spërklave të ajrit ,përmes kollitjes,teshtimes ,gjatë të folurit ose frymëmarrjes,ose nga pikat që mbesin në siperfaqe dhe preken më vonë nga dikush tjeter. Koha e inkubacionit(nga infektimi deri te shfaqja e simptomeve)zgjat 2 deri në 14 ditë që është gjë shumë e rrezikshme sepse për këto ditë kur pacienti është asimptomatik mund të infektoj dhe shumë persona të tjerë. Prandaj duhet të kemi shumë kujdes, të respektohen masat mbrojtese në maksimum, për shëndetin tonë, për familjet tona dhe për njerëzit tonë të afërt. Nuk është sëmundje që duhet të merret me lehtësi, se në të vërtet di të bëj degradim të shpejtë të gjendjes shëndetsore. Në rast simptomesh, duhet të bëhet PCR testi, që në rast infektimi të merren hapat e duhura për shërim. Njerëzit te konsultohen me mjekun amë, dhe me mjeket e repartit infectiv. Dhe kryesorja të vetëizolohen, mos te dalin e te infektojne te tjere”, shtoi Bojku para të pranishmëve.
Bojku përmendi parandalimin e përhapjes së pandemisë, siç janë qëndrimi në distancë më shumë se 1.5 metra, mbajta e maskes, larja e duarve pas cdo kontakti me ujë dhe sapun dhe përdorimi I dezinfektuesve, ajrosje e duhur e hapësirave, shmangja e prekjes së hundës, syve, gojës me duar dhe më e rëndësishmja vaksinimi.
“Siç e cekëm dhë më lartë, gjatë muajit të fundit, pamë se virusi nuk njeh moshë apo gjendje shëndetësore. Eshtë një virus me reagim të shpejtë që sulmon rrugët e sipërme dhe të poshtme respiratore deri ne piken kur edhe mbeshtetja me oksigjen nuk ndihmon më, prek gjithashtu edhe sistemin e qarkullimit të gjakut. Nga statistikat boterore, më të rrezikuara janë moshat mbi 60 vjet, njerëzit me sëmundje kronike si DM, hipertensioni, dhe ato me probleme kardiake (personat me sëmundje te zemres). Gjithashtu si më të rrezikuar kemi te pavaksinuarit, që na sjell te tema që e trajtojmë sot. Duhet ta mendojmë që nga rastet qe kanë përfunduar me vdekje në të gjithë botën muajt e fundit, vtm 1% I tyre kanë qënë njerez të vaksinuar”, tha Bojku.




Vaksina, deklaroi panelistja Mirela Ibrahimi, e mëson sistemin tone imunitar të ndërtoj antitrupa specifik kundër virusit që e shkakton sëmundjen e Kovidit.
“Në këtë mënyre organizmi jonë armatoset për ti luftuar ato, edhe pa qenë Ii semurë paraprakisht. Pra në të ardhmen kur trupi do të perballet me viruset ose bakteriet kundër të cilave jemi vaksinuar ,ai tashmë I njeh dhe di si ti mposht ato. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë momentalisht. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë e shkaktuar nga sëmundja”, shtoi Ibrahimi.
“Ndodhemi në fazë delicate ku mutacioni Delta shkakton vdekje të mëdha në cdo vend te botes. Vetëm përmes vaksinimit masiv mund ti japim fund kësaj pandemie. Ju bej thirrje tu ndihmojme puntorëve shëndetësor dhe sistemit shëndetesor. Të vaksinohemi,të jemi shembull dhe të tregojme përgjegjsi për veten dhe njerezit që na rrethojnë. Vaksinat janë të sigurta dhe e forcojne sistemin tonë imunitar. Në shtetin tonë janë vaksinuar gati 50% të moshave mbi 40vjet, dhe gati 30% të moshave nën 40vjet. Këto numra vazhdojnë e rriten. Situata me këtë pandemi na ka goditur dhe na ka frikësuar të gjithëve. Por vetëm të vetëdijësuar do të mund të dalim nga kjo situatë. Koha është që secili të kujdeset për shëndetin e vet dhe të familjes, dhe e vetmja menyrë kujdesi momentalisht është vaksina, që është treguar më se efikase kundër kësaj pandemie. Virus dhe pandemi ka pas dhe do të ketë dhe në të ardhmen. Ne do ta luftojmë dhe do ta kalojmë dhe kete. Por shpresojmë ta kalojmë në menyrë të dejnë. Mbrojtjen e kemi, përdoreni, vaksinoheni”, tha ajo.
Pandemitë, tha Ibrahimi, kanë egzistuar gjithmonë por gjëja e vetme që mundemi të bëjmë për të shpëtuar njerzimin eshte krijimi i një imuniteti kolektiv respektivisht vaksinimi.
“Ndryshimi I konceptit arsimor, mësimi online shkaktuan frigë, panikë tek mësimdhënësit prindët si dhe stafet arsimore. Tabutë për cështjen e vaksinimit kane qene gjithmone prezente si dukuri, mirpo me nji mobilizimim te mire te qendrave informative dhe këshillëdhënëse ne mund të depertojmë gati në cdo familje. Këtë aktivitet përvëc punonjësve shëndetësor mund ta bëjnë edhe mësimdhënësit duke apeluar me fakte konkrete në mgritjen e vetëdijes se nxënësvë për marjen e vakcinës. Në qoftëse kthehemi dhe akceptojmë se cfar pasojash solli pandemia ose izolimi social unë ndryshe do ta kasha quajtur distanca fizike , ne psikiatrin terpeutike fillot të përdoret termi ‘’ vetmia është ngjitëse’’, shtoi Mirela Ibrahimi.
Zbulimi më i fundit përkatësisht në një studim ishte edhe fakti se nëse miku im është I vetmuar atëher është më e madhe mundësia që edhe unë vet të bëhemi i vetmuar më vitet që vijnë. Ky fakt në të vërtetë nëë psikologji njihet prej kohësh .
“Emocionet janë vërtet ngjitëse , sepse njerzit janë qenie sociale, ndaj ne i ngjesim njëri tjetrit edhe emocione. Ky term është sinonim për vetizolim ose karantinën e cila paraqet një formë ultimative e të qenit I vetëizoluar-kjo formë e jetesës mund të shkaktoj shqetsime psiqike edhe tek njerzit fare normal.Studimet tregojnë se pas një karantine tek njerëzit paraqiten frika,pagjumësia ne fakt njeë stres posttraumatik”, tha Ibrahimi, sipas së cilës kur ekziston një pasiguri globale është evidente se kemi paraqitjen e një shqetësimi I cili shpejt mund të kalojë në ankth.
“Është shumë me rëndësi si prind dhe punonjës arsimi të arijmë të bëjmë dallimin ndërmjet një shqetësimi real kundrejt shqetësimit për probleme të hamendësuara. Shqetësimet për problem reale kanë të bëjnë me probleme reale që duhet të zgjidhen tani psh.larja e rregullt e duarve,distancimin fizik nëse keni simptoma. Shqetësimet e hamendësuara për krizën aktuale shëndetësore mund të përfshijnë skenare të imagjinuara për atë që mund të ndodh më vonë duke krijuar një zinxhir problemesh që nuk janë reale, siç janë: Kam dhimbje koke, sikur të jetë koronavirusi, ndoshta ua kam përcjellur shokëve dhe të afërmive. të gjithë do tia ngjesin njëri tjetrit dhe do të vdesin, imagjinimi I një apokalipsi dhe humbja e të gjithë atyre që I njoh dhe dua”, tha ajo.
Në qoftë se i vëreni këto simptome te të afërmit tuaj ose te vetja duhet urgjentisht të merni masa që ky shqetësim jo real mos të kalojë në ankth.
“Menaxhimi I shqetësimit mund të bëhet me mbajtjen e një ekuilibri te aktivitetit të cilat sjellin ndjenja të kënaqësisë,arritjes dhe afërsise. Këto aktivitete do tju ndihmojnë të shpërqëndroni veten dhe tju largon nga zinxhiri I imagjinuar. Aktivitetet të cilat paraqesin kënaqësi mund të bejnë një shtytje të shqetësimit duke lënë që ta trajtoni më vonë. Nëse këtu kemi sukses atëherë ai dalngadal shtyhet deri në zhdukje”, potencoi mes të tjerash, Mr. Mirela braimi.