Forumi i Gruas i Lëvizjes Demokratike: Fuqizimi i gruas, kusht për ngritjen e shoqërisë

Forumi i Gruas i Lëvizjes Demokratike së bashku me subjektet tjera politike të Koalicionit “VLEN” organizuan panel diskutimi për të shënuar 8 Marsin “Ditën Ndërkombëtare të Gruas”.
Temë e këtij organizimi ishte “Fuqizimi i gruas, kusht për ngritjen e shoqërisë”, ku u diskutuan çështje shumë të rëndësishme sa i përket fuqizimit të gruas në përgjithësi dhe asaj në politikë në veçanti.
Mbetemi në qëndrimin se fuqizimin e gruas konkretisht në politikë duhet ta shofim si arritje dhe domosdoshmëri për mbarë shoqërinë.
E meqë fuqi politike është ekzekutivi, Lëvizja Demokratike ka shpalosur idenë që të ndryshojë ligji për qeverinë dhe aty të shënohet që 40 për qind te jenë gra!

Marketing