Disa anëtare të Kryesisë së Forumit të Gruas të udhëhequra nga Kryetarja e Forumit z-nja Mukadese Hajdari, bashkë me Kryetaren e Forumit të Gruas të Degës së Tetovës, z-nja Merita Mustafai, vizituan Kryetaren e Komunës së Tetovës, z-nja Teuta Arifi.
Një takim shumë miqësor dhe shumë mikëpritës, për të shkëmbyer përvojat pozitive për ngritjen e pozitës së femrës shqiptare në shoqëri. Kryetarja Arifi, me sinqeritetin e saj foli për shumë projekte të realizuara në Tetovë, të cilat në mënyrë direkte kanë ndikuar në ngritjen e pozitës por dhe standardit jetësor të gruas në shoqëri.
Për Komunën e Tetovës gjithashtu ishte karakteristike pozitat kyçe dhe shumë fisnike të udhëhequra nga gra, të zonja dhe të dëshmuara profesionalisht.
Nga ky takim, gjithashtu lindi ideja për organizim të përbashkët të Forumit të Gruas në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, gjithmonë për tema të cilat i tangojnë gratë.