Në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog në Strugë, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, e hapi panelin me titull “A shënon iniciativa franko-gjermane për reforma në BE kthimin e lokomotivës në funksion?”.
Ministri Osmani kujtoi se agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe situata gjeopolitike e ndryshuar në mënyrë dramatike e theksuan nevojën për forcimin e kapacitetit të BE-së për të vepruar, për t’i ruajtur vlerat e saj thelbësore dhe që të forcohet qëndrueshmëria e saj.
Në periudhën në vijim, sipas Osmanit, do të jetë shumë e rëndësishme që të shmanget paqartësia strategjike rreth perspektivës sonë për anëtarësim në BE.
“Lidhur me çështjen e ofrimit të mënyrave inovative se si të ringjallet dhe sillet më shumë kredibilitet në procesin e anëtarësimit në BE, së bashku me kolegët tanë të B6, gjithashtu edhe përmes kontributit të vlefshëm nga think- tanket tona, kemi ofruar tashmë shumë propozime për të injektuar përmbajtje të reja në terma të mundësive që ofron metodologjia e re. Ne e quajtëm – më shumë integrim para anëtarësimit, i cili do të jetë më i dukshëm dhe më i prekshëm për qytetarët tanë, andaj inkurajon shpallja për Planin e ri Zhvillimor nga Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, që deri në vjeshtë do të funksionalizojë disa nga këto mundësi, tha Osmani.
Cilat do të ishin hapat e ardhshëm? A mundet motori franko-gjerman ta udhëheqë Evropën përmes sfidave të sotme dhe të së nesërmes? Në këto çështje diskutuan: Lars Vahlund, Ambasador në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, Simonida Kacarska, Drejtoreshë e Institutit për Politikë Evropiane Shkup, Marton Shoberl, Drejtor i Institutit Hungarez për Punë të Jashtme, Llukash Maçek, Instituti i Parisit, Zhak Dellor, Vuter Cvers, Instituti Klingendel nga Haga dhe Srgjan Majstoroviq, Qendra për Politikat Evropiane nga Beogradi.