Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim, dënon gjuhën e urrejtjes ndaj gruas dhe diskriminimin gjinor

Në emër të Integristëve të Ri, më lejoni që të shprehë dhimbjen dhe ngushëllimet tona për viktimat që humbën jetën në spitalin mobil të Tetovës. Dhimbjet janë njerëzore, por dhimbja që ra në qytetin e Tetovës tejkalon ndjeshmërinë njerëzore. Apelojmë tek gjithë qytetarët e vendit tonë, që këtë situatë të mos e shfrytëzojnë për motive të ulëta politike, pasi është mëkat të shfrytëzohen tragjedi për pak vëmendje.

Marketing

Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim, gjithashtu dënon ashpër gjuhën e urrejtjes ndaj gruas dhe diskriminimin gjinor. Të ofendosh të tjerët nga injoranca është jonjerëzore, të kërcnosh të tjerët me mesazhe të pahijshme, tejkalon jonjerëzoren.

Mesazhi drejtuar kryetares të komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi, tregon për nivelin e protestës, ku nga një parim i demokracisë dhe e drejtë qytetare, qartazi nga disa individë u kthye në kauzë të shpërndarjes të gjuhës të urrejtjes dhe diskriminimit gjinor.

Ne mbështesim fuqishëm kryetaren e komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, dhe bëjmë thirrje tek organet e rendit që çdokush që vepron në kundërshtim me parimet e etikës dhe ligjit, të dënohet sipas ligjit. Mbështetja e disa individëve që deshirojnë pak vemendje politike, gjuhës së urrejtjes dhe paragjykimeve nuk është në dobi për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë. Nëse gjuha e urrejtjes dhe paragjykimet caktohen si të papranueshme nga shoqëria, atëherë këta individë janë të detyruar të mendojnë në mënyrë më racionale dhe të ndërgjegjshme se si e përshkruajnë dikë.

Tolstoi ka thënë se “dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi e koha”, ne në anën tonë kemi edhe durimin, edhe kohën. Durimi, pasi që në këto rrethana, maturia e znj. Arifi tregon një kulturë dhe pjekuri europiane, dhe koha, pasi që me znj. Arifi, koha do të dëshmojë se ne jemi sërisht fitimtar dhe në rrugën e drejtë.

Bashkë ndërtojmë të ardhmen, me Teuta Arifin për gjeneratat e reja!

Marketing