Forumi rinor i BDI-së dega Dibër organizoi shpërndarjen e 300 iftareve për më nevojtarët e Dibrës

“Në këto ditë ramazani, ditë solidariteti, Forumi Rrinor i BDI dega Dibër,me vullnetin e mirë të angazhimit permanent në të mirë të komunitetit, organizoi shpërndarjen e 300 iftareve për më skamnorët e Dibrës.

Marketing

Këtij angazhimi i ndihmuan edhe Komuna Dibër, restaurant “Drilon”, fura e bukës “Behar-LN” dhe “Dashi Komerc”.

Këto aksione humanitare kanë për qëllim zbutjen e varfërisë, sensibilizimin e të gjithëve për humanizmin si një nga vyrtitet më të larta njerëzore, sidomos kur organizohet nga të rinj vullnetmirë dhe shembullorë, vlera e këtij aksioni bëhet edhe më e madhe, duke e shfrytëzuar muajin simbol të humanizmit-Ramazanin e madhërishëm.

Ne e kemi për qëllim aksionin, humanizmin dhe përmirsimin e jetës në Dibër.

Agjërim të lehtë dhe gëzuar të gjithëve!” – shprehen nga Forumi Rinor i BDI-së dega Dibër