“Përfaqësues të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim, morrën pjesë në seancën e Parlamentit Rinor si pjesë e programit #YouthPoliticalDialogue e organizuar nga OHRID Institute for Economic Strategies and International Affairs.
Parlamenti Rinor përbëhet nga përfaqsues të të gjithë Forumeve Rinore politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Tema e cila u trajtua ishte “Modelet zgjedhore”, nëpërmjet ligjeratave dhe diskutimit të përbashkët.Forumet Rinore duhet të përfshihen në zgjidhjen e modeleve zgjedhore, por mbi të gjitha duhet të informohen, ndërsa këto lloj programesh janë formë e mirë për trajnimin e liderëve të rinj.
Për këtë qëllim,në kuadër të programit në fjalë, çdo muaj do të trajtohen tema të ndryshme.” – thonë nga Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim
Përfaqsues të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim, të pranishëm në seancën e Parlamentit Rinor si pjesë e…
Publiée par Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik pёr Integrim sur Lundi 23 décembre 2019