Një delegacion i Forumit Rinor të BDI-së sot qëndroi për vizitë te Drejtoresha e Qendrës për arsim të të rriturve, Lindita Qazimi.
“Takim me strukturat e Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim, ku biseduam dhe i njoftuam më për së afërmi rreth rolit, detyrave dhe aktiviteteve të Qendrës për arsimin e të rriturve, poashtu kisha nderrin të informohem rreth angazhimit dhe aktiviteteve të këtij forumi.
Dyert e QARr-it janë të hapura për çdo organizim rinor e qytetarë në funksion të ngritjes së komunikimit dhe mundësive të asaj se çka ofron kjo Qendër.” – shprehet Qazimi