Foshnja 20-ditëshe shpëtohet nga rrënojat pas 60 orësh,në duar i gjejnë flokët e nënës

Një foshnjë 20-ditëshe është nxjerrë e gjallë nga rrënojat në Hatay të Turqisë pas 60 orësh kërkime, si për të na treguar se mrekullitë egzistojnë.

Lajmi është bërë viral në mediat sociale ndërsa ajo që e bën me prekëse ngjarjen, është se në imazhet e publikuara nga ekipet e shpëtimit, është vënë re se foshnja e quajtur Kerem Ağırtaş, mbante në dore flokët e nënës së tij.

Marketing

Deri tani më shumë se 19,300 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmeteve të së hënës.

Dhjetëra mijëra të tjerë janë raportuar të plagosur në të dy vendet, ndërsa punonjësit e shpëtimit luftojnë për të gjetur të mbijetuarit në rrënojat e ndërtesave të rrëzuara mes temperaturave të ulëta.

Marketing