Foshnja 6 muajsh vritet nga vajza 10 vjeçe, kërkesa e rëndë e babait

Një vogëlush vetëm gjashtë muajsh i cili ndodhej në çerdhe u vra nga një vajzë 10 vjeçe, e cila e qëlloi me shqelma në mënyrë të përsëritur, deri sa i shkaktoi vdekjen. Dhimbja dhe inati i Nate Liedl, babai i të voglit Jaxon, shfaqet në apelin për drejtësi të drejtuar vendit të tij.

Marketing

“Ajo vajzë duhet të gjykohet si e rritur. U paraqita në seancën e parë pasi doja ta shihja në sy dhe ta bëja të kuptonte se ka njerëz që po vuajnë prej veprimeve të saj”, deklaroi Liedl për mediat vendase. Ngjarja tragjike ndodhi më 30 tetor, në Chippewa, në shtetin amerikan të Wisconsin.

E mitura e akuzuar për vrasjen e vogëlushit Jaxon, ndodhej në qendrën ku ndodhej çerdhja, pasi i ishte hequr nga kujdestaria prindërve natyralë. Ajo ka pretenduar gjatë gjithë kohës se e kishte në krahë vogëlushin dhe se i ra aksidentalisht nga dora. Por hetimet kanë hedhur dyshime se ajo e ka vrarë Jaxon, duke e qëlluar me shkelma dhe për shkak të moshës së mitur, nuk mund të gjykohet si e rritur.

Vogëlushja ndodhej nën kujdestarinë ligjore të një punonjëse të qendrës ku ndodhet çerdhja dhe në atë moment duhet të kujdesej për Jaxon.

“Faji nuk është i asaj gruaje, por i vajzës. Jo vetëm që mendoj se duhet të gjykohet si e rritur, por jam i bindur se do të dënohet në një mënyrë të tillë që do ketë mundësi të rindërtojë jetën e saj, ndërkohë që askush nuk do më kthejë mbrapsht tim bir”, deklaron Nate Liedl mes dhimbjes.