Foshnja 7 muajshe e infektuar me koronavirus, nëna e tij u bën thirrje prindërve të kenë kujdes!

Një bebe 7 muajshe është bërë pacienti më i ri në ShBA që ka rezultuar pozitiv me testin për koronavirus.

Marketing

Nëna e fëmiut ka ndarë disa foto me të tjerët, ku shihet djali i saj shihet i sëmurë në spital.

Ajo thotë se duhet ta dijnë të gjithë prindërit se edhe fëmijet preken nga kjo pandemi, dhe poashtu janë të rrezikuar, shkruan Daily Mail.

Courtney Watts Doster e testoi të birin Emmett të hënën dhe rezultatet i mori të marten ku edhe dolën pozitiv.

Foshnja 7 muajshe vuan nga pneumonia, dhe tani ka periudhën më të rëndë të virusit.

Ekspertët mjekësorë nuk ishin të sigurt nëse Emmett mund të testohej në të njëjtën mënyrë si të rriturit.

‘Na u tha që ky virus nuk prek fëmijët e vegjël kështu që “nuk ka nevojë të shqetësohet”! Sa gabim ishin ata ?! ‘ ka shkruar ajo në Facebook.

Emmett është duke bërë më mirë por ajo shqetësohet se ai mund të marrë një kthesë të keqe.

Ajo u ka kërkuar njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos i marrin fëmijët e tyre në parqe ose lojëta të ndryshme.