Foshnja më e vogël e lindur para kohe, në muajin e pestë të shtatzënisë. Emri i foshnjes është Betim Sebedini nga Hasanbegu. Është lindur në Klinikën për Gjinekologji dhe akusheri në Shkup. Kjo foshnje kur ka lindur ka pasur vetëm 700 gram ndërsa ka qenë e gjatë 31 centimetra. Arsyeja, siç tregon nëna Nuran, e cila është akushere, kanë qenë infeksionet.
“Gjithçka ka shkuar mirë në shtatzëni, deri në fundin e javë së 20-të, më pas filloi të komplikohet, kam qëndruar në spital dhe në javën e 23-të u lind Betimi”, tha Nuran Sabedini, nëna e foshnjes.
Gjinekologët nuk kanë qenë optimist, por Nurani ka qenë e vendosur që të luftojë deri në fund. Pediatrët ia kanë treguar edhe anët negative, por falë tyre, siç tha ajo, kanë arritur që të luftojnë për jetën e foshnjes.
“Ka mjaftë probleme me inkubatorët, me personelin, me gjithçka, por ata ishin shumë këmbëngulës dhe të fortë që të luftojnë për foshnjën time”, u shpreh ajo.
Ankthi ka zgjatur 114 ditë, përkatësisht 4 muaj në të cilët Betimi ka qenë në përkujdes intensiv. Për nënën, ai është dhuratë për Bajram, për shkak se një ditë para festës së Bajramit kanë qenë në shtëpi. Tani foshnja është në gjendje stabile, me imunitet të dobët.
“Jemi munduar maksimalisht, unë me mjeken amë e cila ishte ndër personat që është kujdesur përderisa ishte në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri dhe vazhdon të kujdeset, d-r Liljana Koiq, mundohemi ta ruajmë, ta mbajmë të izoluar. Presim nga ministri, ai ka porositur vaksinën RCD që është shumë e rëndësishme për fëmijën tonë, këtë javë sipas të gjitha gjasave do të arrijë ta pranojë”, tha Nuran Sebedini.
Kjo vaksinë RCD është e rëndësishme për zhvillimin e sistemit respirator te foshnjat e lindura para kohe, për shkak se ata përballem me një problem të tillë në organizmin e tyre. Foshnja po përparon mjaftë mirë, tani ka pothuajse 9 muaj dhe peshon 6.2 kilogram.