Prej tre muajsh këngëtarja e famshme Adele nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale. Kjo gjë duket se ka rritur kuriozitetin e madh të fansave, të cilët e prisnin me padurim një reagim të saj.
Ditën e sotme Adele i është rikthyer postimeve në “Instagram” dhe paraqitja e saj i ka lënë pa fjalë të gjithë. Ajo shihet me një fustan të zi të shkurtër, ku e tregon shumë elegante.
“Faleminderit për të gjithë dashurinë e treguar me rastin e ditëlindjes. Shpresoj që të jeni të gjithë të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë kësaj periudhe të rrëmujshme. Dua të falenderoj njerëzit që po rrezikojnë jetën për ne. Jeni me të vërtetë engjëj. 2020, okay, mirupafshim, faleminderit”, ka shkruar në mbishkrimin e fotos Adele.
Këngëtarja duket shumë ndryshe nga çka qenë, duke na bërë të mendojmë se ajo i është nënshtruar ndonjë ndërhyrje estetike gjatë këtyre muajve.