Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani është kapur nga paparacit i rrethuar me krerë evropianë si Makron, Sholc, Baerbok, si dhe KM i Shqipërisë, ku shihet se si e gjithë vëmendja është te ajo se çfarë thotë MPJ i MV-së Osmani. Ministri për momentin gjendet në Madrid ku po mbahet Samiti i NATO-s. Së fundmi me qëndrim ka dalë në opinion presidenti francez Makron, i cili thotë se ka gjetur zgjidhje për kontestin në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.