Fotografi e rrallë: Hilmi Haradinaj bashkë me Ali Ahmetin në kohë lufte

Një fotografi e rrallë është publikuar së fundi në Facebook. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëri ndër themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti ka ngushëlluar familjen Haradinaj dhe gjithë të afërmit për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Marketing

Duke përkujtuar atë është publikuar edhe një fotografi e rrallë e Ahmetit bashkë me Haradinajn përgjatë kohës së luftës, duke mbajtur armë në dorë.

Madje ndër të tjerash Ahmeti ka cekur se Hilmi Haradinajn e ka njohur në kohë të vështira dhe e ka përshkruar si njëri luftëtar e frymëzues që nuk është ndalur kurrë.

Ahmeti gjithashtu ka thënë se atë sot e kujton çdo shqiptar kudo që jeton dhe secili bashkëndjen këtë humbje.

Postimi i plotë:

Мëngjesi zbardhi me lajmin e hidhur për largimin e Bacës Hilmi Haradinaj nga kjo jetë,

U njohëm kur u vra Luani dhe nuk u ndamë kurrë. U njohëm në kohë të vështira, në rrethana të jashtëzakonta, bashkë njohëm dhimbjen, por edhe krenarinë. Luftove, organizove, frymëzove, qëndrove dhe asnjëherë nuk u ndale.

Baca Hilmi, ishe dhe mbete shumë i fortë, po aq i fortë, sa edhe djemtë që ia dhe atdheut.

Sot të kujton cdo shqiptar kudo që jeton dhe secili prej nesh bashkëndjen për këtë humbje.

Ndaj dhimbjen me familjarët dhe jam pranë tyre në këto momente të vështira.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Bac

Marketing