“Komitët” kërcënojnë: Do t’ju gjejmë e do t’ua bëjmë më zi sesa në “librat e historisë”!

Grupi i tifozëve “Komitët” paralajmëron përsëri protesta radikale kundër marrëveshjes për emrin para Parlamentit, raporton Televizioni SHENJA. Siç shkruajnë ata në Facebook, protesta e sotshme e thirrur për orën 20:00 do jetë e fundit prej protestave të qeta pasi strategjia do ndryshojë. Madje komitët kërcënuan edhe persona që thonë se po u bëjnë presion se do t’i gjejnë dhe do t’i ndëshkojnë.

Marketing

GRUPI I TIFOZËVE “KOMITËT”

“Për herë të fundit po bëjmë thirrje për një protestë të qetë, ndërsa për periudhën e ardhshme ata le ta mendojnë. Neve nuk na frikësojnë arrestimet dhe presionet. Ja një mesazh deri tek ata që cilët po na kërcënojnë : Ne nuk jemi as ‘Regjimi’ e as ‘Revolucioni i larmë’, ne jemi ‘Komitët’ dhe do t’u gjejmë, ndërsa pjesën tjetër sigurisht e keni lexuar në librat e historisë”

Tifozët nacionalistë maqedonas kanë shkruar më tej se ata nuk janë të paguar për këtë protestë, por se e kanë obligim moral që ta mbrojnë atëdheun.

GRUPI I TIFOZËVE “KOMITËT”

“Mbani mend. Lufta jonë është për ta ndryshuar mentalitetin e politikanëve që t’i mësojmë t’i vlerësojnë dhe mbrojnë interesat e popullit maqedonas, e jo t’i shesin. Askush nuk është më i fortë se populli i bashkuar. Dilni pa frikë në rrugë”

Tifozët tashmë disa ditë me radhë po protestojnë para Parlamentit. Filluan të dalin në protestë në momentin kur kryeministri e publikoi marrëveshjen e arritur me Greqinë dhe kështu protesta u bë e rregullt për disa ditë. Në çdo protestë të “Komitëve” edhe pse nuk ka asnjë lidhje me shqiptarët, protestuesit nuk lëshojnë mundësinë për të sharë nënat shqiptare dhe për të kërkuar shfarosjen e gjithë popullit shqiptar, me qëllim të siç thonin, pastrimin e Maqedonisë.

Tashmë çdo ditë dëgjohen këngën e tifozëve në të cilat shqiptarët quhen të mallkuar, dhe shahen rëndë. Policia ditë më parë kishte arrestuar dhjetë tifozë për prishjen e rendit dhe qetësisë publike shkaku i gjuajtjeve drejt policisë dhe Parlamentit me shufra e koktej molotovi, por asnjëri nuk përndiqet edhe për gjuhë të urrejtjes. Prokuroria Publike ende nuk është përgjigjur në pyetjen e televizionit Shenja nëse ka detektuar dhe marrë në pyetje ndonjë nga protestuesit që ka përdorur gjuhë të urrejtjes, pasi kjo paraqet vepër penale serioze e cila u rrezikon autorëve deri në pesë vite burg.  /SHENJA/

Marketing