Fotografim pa termin për nxjerrjen e dokumenteve personale, MPB ka bërë gjithçka gati

Kompania ‘Brako’ prodhoi 20 komplete ekranesh prej profilesh çeliku dhe të mbushura me dërrasa kartoni, tërësisht në ngjyrë të bardhë mat, të përshtatshme për nevojat e sfondit fotografik. Punonjësit e BRAKO-s vendosën ekranet dje në stacionin e Policisë së Kisella Vodës “Prolet”,  ndërsa Ministria e Brendshme do të vendosë një pjesë të tyre në një tjetër stacion.

Marketing

“Këto ditë sistemi do të testohet dhe publiku do të njoftohet menjëherë për fillimin e procesit me të cilin u mundësojmë qytetarëve të kalojnë procedurën e detyrueshme brenda afatit të përcaktuar ligjor, 12 shkurt 2024”, thonë nga MPB.

Ekranet janë bërë brenda tre ditëve dhe për këtë arsye është ndërprerë prodhimi në një pjesë të fabrikës, gjithçka për t’iu përgjigjur nevojës së shtetit për ripajisjen e shpejtë të pikës dhe hapjen e saj në ditët në vijim dhe për t’u mundësuar qytetarëve për të kaluar më lehtë dhe në kohë procedurën e detyrueshme për nxjerjen e dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit. /KlanMacedonia/