Fotografohet me çantë Hermes me vlerë 32 mijë euro, shpërthen zemërimi ndaj gruas së liderit të Hamasit

Fotoja e vejushës së liderit të Hamasit, Yahya Shinuar është bërë virale pasi mban në dorë një çantë me vlerë mbi 30 mijë euro.

Marketing

Fotot që qarkullojnë orët e fundit në internet paraqesin 44-vjeçaren Saban Abu Zamar duke mbajtur një çantë të zezë që ka shumë ngjashmëri me Hermès Birkin. Fotoja daton më 6 tetor 2023, pra disa orë para se Hamasi të lëshonte një sulm ndaj Izraelit, shkruan Times of Israel.

Rrjeti ka shpërthyer me pyetje nëse çanta është Hermes apo jo.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite Avichay Adraee shprehu habinë e tij në platformën X për zgjedhjen shumë të shtrenjtë të Sinuar për të mbajtur një Birkin shumë të shtrenjtë në një tunel nëntokësor. “Ndërsa banorët e Gazës nuk kanë para për ushqim, ne shohim gruan e Yahya Sinwar mes luksit”, ka shkruar zyrtari ushtarak izraelit Avichay Adraee.

Marketing