Fotoja e Melania Trump me kryeministrin kanadez po bën xhiron e rrjetit

Melania është gjithnjë krahë Donald Trump në takimet e tij, sepse fundja kanë 14 vjet të martuar bashkë. Por fotografët asnjëherë nuk kanë kapur një moment kaq ikonik sa ai i djeshmi. Ata ishin të ftuar në Samitin G7 në Biarritz të Francës, ku u takuan me kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

Marketing

Dhe Melania vodhi të gjithë vëmendjen teksa i dha Justin një shikim tepër intim dhe një puthje në faqe, ndërkohë Trump e mbante kapur prej dore. Ky shikim e kjo puthje… s’ka ndodhur asnjëherë me Donald, madje atij refuzon t’i kapë edhe dorën në publik. Kjo foto po bën xhiron e rrjetit dhe të gjithë po e adhurojnë.

Kjo nuk është herë e parë që Zonja e Parë shfaq afeksionin për Trudeau, pasi dhe në një takim në 2017 ajo i dha një përqafim. Por gjithsesi, asgjë nuk po ndodh mes të dyve, është thjesht një fantazi që rrjetit po i pëlqen dhe madje po e krahasojnë me memet, filmat romantikë apo me reklamat e “Vogue.