Kjo është fotoja e parë e djalit të sapolindur të Boris Johnson dhe Carrie Symond’s. Bashkëshortja e Kryeministrit bëri me dije përmes instagramit se e kanë qujatur djalin e tij Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, në nder të gjyshit të bashkëshortit Wilfred dhe gjyshit të saj Lawrie.
Më tej ajo bëri me dije se emri Nicholas u zgjodh në nder të dy mjekëve që i shpëtuan jetën zotit Johnson ndërsa ndodhej në spital muajin e kaluar dhe ata janë Dr Nick Price dhe Dr Nick Hart. “Nuk mund të isha më e lumtur. Zemra ime është plot”, ka shkuar në postimin e saj Carrie Symonds.