Fotoja që po bën xhiron e rrjetit, “spiderman-i i opozitës” ngjitet në godinë, Ruçi “e shikon” nga dritarja
Një fotomontazh është publikuar nëpër rrjetet sociale, ku shihet qytetari i cili u ngjit në godinën e Kryesisë së Kuvendit, si dhe kryeparalamentari Ruçi, i cili “e shikon” nga dritarja e zyrës së tij.
Kujtojmë se gjatë protestës para Kryeministrisë, një protestues u ngjit në godinën e Kryesisë së Kuvendit, ku qëndroi për disa çaste duke ngritur dy gishtat lart.